Bob Dole shkrimin e fundit në Twitter e pati kushtuar Kosovës

05.12.2021 18:42

Bob Dole shkrimin e fundit në Twitter e pati kushtuar Kosovës

Në moshën 98 vjeçare ka ndërruar jetë senatori amerikan, Bob Dole.

 
Dole në shkrimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter, e pati kushtuar për Kosovën.

Ai kishte njoftuar ndjekësit e tij për një takim virtual që do të realizohej e që ishte për Kosovën.

“Nesër do të jetë një program virtual tërheqës dhe emocionues. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën,” ka shkruar Dole.

Ndryshe tashmë shumë prej figurave të politikës dhe institucioneve në Kosovë kanë shkruar për vdekjen e senatorit Dole dhe rëndësinë që pati ai për shtetin e Kosovës.

x