Carvajal e vazhdon kontratën me Real Madridin

29.07.2021 13:32

Carvajal e vazhdon kontratën me Real Madridin

Pasi humbi shërbimet e dy qendërmbrojtësve Sergio Ramos dhe Raphael Varane, Reali i Madridit ka blinduar një tjetër element shumë të rëndësishëm të prapavijës. Bëhet fjalë për Dani Carvajal i cili ka pranuar të rinovojë deri në vitin 2025 me Los Blancos.

Kontrata aktuale e Carvajal i cili gjatë muajve të fundit ka vuajtur një dëmtim i cili e mbajti edhe jashtë Euro 2020 skadonte në verën e vitit 2022, ashtu siç skadojnë edhe kontratat e Iscos dhe Marcelos por drejtuesit e Realit kurrsesi nuk do të rrezikonin ta humbnin me parametër zero pas një viti mbrojtësin e djathtë dhe vendosën t’i zgjasin marrëveshjen deri në 2025-ën, periudhë kur Carvajal do të jetë 33-vjeç.

Ndërkohë kriza ekonomike që ka përfshirë Realin e Madridit, krizë që ka ndikuar edhe në largimet e Varane dhe Ramos ka bërë që te klubi madrilen të mos ketë asnjë lojtar të pashitshëm.

David Alaba i cili u transferua gjatë kësaj vere nga Bayern Munich me parametër zero është i vetmi futbollist i paprekshëm në ekip për momentin pasi të gjithë të tjerët në rast ofertash tunduese mund të largohen, përfshirë këtu edhe emra si Casemiro, Modric, Kroos apo Benzema.

Reali ka nevojë të arkëtojë sa më shumë para nga shitjet për të mbuluar humbjet e mëdha por edhe pse jo për të tentuar goditjen e madhe atë të Kylian Mbappe, prandaj asnjë futbollist i Los Blancos aktualisht nuk është i paprekshëm.

Për momentin fillimisht Reali duhet të largojë lojtarët e padëshiruar në listën e të cilëve bëjnë pjesë, Isco, Dani Ceballos, Cesar Vallejo, Mariano Diaz dhe japonezi Kubo.

x