Çfarë Bayerni, e çmontoi Barcelonën qysh në pjesën e parë!

14.08.2020 22:01

Çfarë Bayerni, e çmontoi Barcelonën qysh në pjesën e parë!

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Bayernit.

Kjo pjesë e parë ishte një dramë e vërtetë, pasi në total u shënuan 5 gola, shkruan IndeksOnline

Të parët shënuan gjermanët përmes Muller në minutën e 4’të të takimit, por një gabim i Albas në minutën e 7’të në mbrojtje, bëri që ai të shënojë autogol në portën e klubi të tij.

Bayerni nuk u ndal me kaq, ata vazhduan të shënojnë pa u ndalur me Perisic në minutën e 22’të, pastaj me Gnabryn në minutën e 28’të dhe për ta përmbyllur pjesën e parë në 1:4 u kujdes Muller krejt në fund.

 

x