Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

27.11.2021 16:35

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

 
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Dukagjin parashihet të ketë edhe riga lokale shiu.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Gjithashtu është paralajmëruar që gjatë javës së ardhshme mund të ketë edhe reshje të borës në vise malore.

x