Çfarë supergoli i Blendi Memajt (VIDEO)

Liria barazoi në shtëpi me Onix 2-2 të mërkurën pasdite në kuadër të Ligës së Parë.
Edhe pse prizrenasit ishin favorit dhe dy herë kaluan në epërsi, megjithatë ata u ndalën duke mos arritur të merrnin maksimumin, shkruan Korneri.net
E veçanta e kësja përballje ishte goli i Blendi Memajt i realizuar në minutën e 58.
Lojtari më me përvojë te Liria, shënoi këtë supergol nga distance, gol që nuk shihet shpesh nëpër fushat tona, por edhe në Evropë.
Shijojeni këtë gol të Memajt.