Challandes: Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Suedisë

08.10.2021 17:52

Challandes: Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Suedisë

Ka nisur konferenca e selektorit, Bernard Challandes për të folur rreth ndeshjes ndaj Suedisë që Kosova do ta zhvilloj nesër (e shtunë), e vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Challandes në konferencën për shtyp ka theksuar se Kosova do të luajnë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Suedisë.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë si Suedia. Do të jetë shumë e vështirë për, pasi këtë ata e kanë konfirmaur për një kohë të gjatë, kemi pasur raste kur Suedia ka mposhtur skuadra të medha, sikur Italia dhe presim qe te kemi një kundershtar të fortë, pasi luajnë në mënyrë të fortë fizike, por ka edhe futbollistë individual që mund të bëjnë diferencë të madhe, sidomos në repartin sulmues.

I pyetur se çfare ndeshje e pret për ketë ndeshje Kosovën dhe si e shihni Suedinë pa Ibran, zëvendës menaxheri, Bajram Shala u përgjigj:

“Me apo pa Ibrën, Suedia mbetet e fortë dhe do të shohim mënyrën e të luajturit tek ta, por ne do të vazhdojmë të luajmë lojën tonë.”

x