Chelsea bën “paqe” në super ndeshjen ndaj United, mbetet në krye (VIDEO)

28.11.2021 19:24

Chelsea bën “paqe” në super ndeshjen ndaj United, mbetet në krye (VIDEO)

Chelsea dhe Manchester United nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super sfidën e javës e javës së 13-të. Fraksioni i parë ishte i luftuar me të dyja skuadrat që luajnë me agresivitet në mesfushë, por me Blutë e Londrës më këmbëngulës.

Në fillimin e pjesës së dytë, Jorginho gabon rëndë në kontrollin e topit duke i dhënë mundësinë Jadon Sanchos që të shënojë përballë portierit. Mesfushori italo-brazilian do të korrigjonte gabimin në minutën e 69-të duke shënuar nga pika e bardhë, pas një faulli në zonë.

Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me Chelsea-n që mbetet në krye me City, ndërkohë që United mbetet në vendin e 8-të.

 

x