City befason Realin dhe Barcelonën, kërkon të arrijë akordin me Haaland

07.01.2022 16:12

City befason Realin dhe Barcelonën, kërkon të arrijë akordin me Haaland

Manchester City është në kërkim të një qendërsulmuesi prej kohësh pas largimit të Agueros në verën e vitit 2021. Trajneri Pep Guardiola kërkon të fitojë Champions Leauge, dhe një sulmues me aftësi për të gjetur me lehtësi rrugën e rrjetës do ta ndihmonte jo pak.

Drejtuesit e City po mendojnë për sezonin e ardhshëm, aty ku mendohet se do të kryhen tre përforcime. I pari në sulm: Erling Haaland pëlqehet shumë, me norvegjezin që premton gola për shumë vite.

Së shpejti do të ndodhë një takim me Mino Raiolën, agjentin e sulmuesit të Borussia Dortmund, i cili do të kushtojë 75 milionë euro në merkaton e verës. City do të tentojë arritjen e një akordi të menjëhershëm, për të mposhtur konkurrencën me Real Madrid dhe Barcelonën.

“The Athletic” bën të ditur se alternativat e Haaland për sulmin janë Alexander Isak (Real Sociedad), Harry Kane (Tottenham) dhe Dusan Vlahovic (Fiorentina).

x