COVID-19 edhe të kafshët, dy hipopotamë dalin pozitivë

04.12.2021 16:49

COVID-19 edhe të kafshët, dy hipopotamë dalin pozitivë

Stafi i një kopshti zoologjik në Antëerp të Belgjikës ka thënë se dy hipopotamë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Këto dy raste mund të jenë të parat në botë te ky lloj i kafshës.

 
Hipopotamët Hermien, 41 vjeç, dhe Imani, 14 vjeç, nuk kanë simptoma pos rrjedhjes së hundëve, por stafi i kopshtit zoologjik tha se këto dy kafshë janë vendosur në karantinë si masë parandaluese.

“Sipas njohurisë sime, ky është rasti i parë në këto specie. Në nivel botëror, virusi kryesisht është raportuar te majmunët e mëdhenj dhe familjen e maceve”, tha veterani i kopshtit, Francis Vercammen.

Mendohet se koronavirusi së pari ka kaluar nga një kafshë te njeriu dhe është dëshmuar se më pas ka kaluar edhe nga njerëzit te kafshët, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Kafshët shtëpiake si qentë e macet janë infektuar me koronavirus pas kontaktit me pronarët e tyre, ndërsa në kopshte zoologjike janë raportuar raste të infeksioneve te kafshë të ndryshme si tigrat, hienat dhe vidrat.

Kopshti zoologjik ku u shënuan rastet e hipopotamëve të infektuar është duke i hetuar shkaqet e infektimit. Asnjëri nga punëtorët së fundi nuk ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe as nuk ka dalë pozitiv në test, thanë përfaqësuesit e kopshtit.

x