Debutim i hidhur për Ranierin, Firmino “ia bën ferr” rikthimin

16.10.2021 16:22

Debutim i hidhur për Ranierin, Firmino “ia bën ferr” rikthimin

Claudio Ranieri iu rikthye në Premier League, këtë herë për të drejtuar londinezët e Watfordit, megjithatë nuk e kishte imagjinuar kurrë se debutimi do t’i shndërrohej në një makth pa fund dhe do të pësonte një humbje të thellë.

Përballë Liverpoolit dihej që do të ishte e vështirë, megjithatë Watfordi u shfaq inekzistent në pjesën e parë, pasi zotëroi topin në vetëm 17 % të kohës dhe nxori dy herë topin nga rrjeta, pas golave të Mane në minutën e 9’ dhe Firmino në të 37-ën.

Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm për “the reds”, që shënuan edhe dy herë të tjera me Firmino e Salah në minutat 52’ dhe 54’, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe duke menduar për të menaxhuar energjitë për sfidën e ardhshme.

Gjithsesi në sekondat e fundit pati kohë edhe për një gol të 5-të për Liverpool, që u shënua sërish nga Firmino, i cili kompletoi tripletën personale dhe mori topin e ndeshjes në shtëpi. “The reds” ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, ndërsa Ranieri ka ende shumë punë për të bërë me Watfordin e tij.

x