Deliu-Kodra: Deputetët t’i ndërpresin pushimet, gjendja është e rëndë

02.09.2021 09:16

Deliu-Kodra: Deputetët t’i ndërpresin pushimet, gjendja është e rëndë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryetari Memli Krasniqi i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Kurti për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë.

Ajo me tej ka sqaruar se po tentojnë të bëjnë një front opozitar që të tejkalohet kjo gjendje e rëndë me pandeminë.

Tutje, ajo tha se është kohë e rëndë për vendin andaj Qeveria duhet të marrë masa karshi kësaj situate.Deliu-Kodra kërkon që sa më shpejt t’i kthehen punës në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet.

“Kryetari i PDK Memli Krasniqi ka pasur një letër të hapur drejtuar kryeministrit Kurti pikërisht për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Kemi një rritje të përshkallëzuar të rasteve. Është kohë e rëndë për Kosovën është kohë e rëndë të menaxhimit të pandemisë prandaj ne konsiderojmë që Qeveria duhet së më parë të merr masa karshi kësaj situatë të rëndë.Zotëri Krasniqi ka qartësuar që po tentojmë të bëjmë një front opozitar bashkërisht me forcat tjera të opozitës duke parë papërgjegjësinë e Qeverisë e cila e ka humbur rrugën në kuptimin e menaxhimit të pandemisë në kuptimin e masave dhe të këtij numri që është çdo ditë në rritje. Në momentin politik në të cilin jemi natyrisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të Kosovës. Ne jemi të gjithë përfaqësues politik dhe duhet të kemi brengë shqetësim në këtë situatë në të cilën po kalon vendi tejet të rënduar”, tha ajo.

“Është momenti i fundit që situata të kthehet në binar të saj dhe t’i kthehemi punës tona në Parlament. Jemi të interesuar t’i përfundojmë pushimet dhe t’i kthehemi punës tonë në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet. Në rishikimin e buxhetit fare nuk është shqyrtuar çështja e masave të cilat duhet t’i marrë vendi”.Sipas saj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia duhet të bartë përgjegjësinë për të cilin ka mandat dhe të ketë fokus jetën e qytetarëve.“Unë mendoj që duhet të ketë minimumin e korrektësisë politike që ai së pari të bartë përgjegjësi për të cilin ka mandat. Zotëri Vitia ka një prej pozitave më të rëndësishme bartëse i ministrisë së Shëndetësisë e sidomos në aktualitetin politik ku e gjithë vëmendja është e përqendruar te pandemia”, tha ajo.

“E para e punës që ai të ketë fokus orientimin në të mirë të qytetarëve për të përmisuar shërbimet e imunizimit për të arritur një imunizim të hershëm dhe këto masa të cilat Qeveria i ka marrë çdo dy javë të kenë mekanizmat implementues prandaj unë besoj që kthimi në Parlament i opozitës do ta rrisë fokusin edhe më shumë sepse nuk shoh gatishmëri të qeveris Kurti për t’i adresuar këto sfida. Duket fare e humbur në hapësirë dhe e paaftë për të menaxhuar me situatën në të cilën e ka sjellë vendin”, shtoi Deliu-Kodra.

x