Deri në 7 orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare

25.08.2021 23:25

Deri në 7 orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare

Pritjet e gjata kanë vazhduar edhe sonte për bashkatdhetarët të cilët po kthehen drejt vendeve të ndryshme të Evropës, pas pushimeve në Kosovë.

Në pikën kufitare në Merdare pati një pritje më të gjatë e që zgjati deri në afro shtatë orë.

Në raportin e bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar rreth orës 20:18 u theksua se kolona e automjeteve në Merdare ka arritur në 1.2 kilometra.

Pritje deri në një orë pati edhe në pikën kufitare në Jarinje kurse në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë nuk pati pritje më të gjata se deri në 15 minuta.

Duhet përkujtuar që pritje të gjata bashkatdhetarët patën edhe në fillim të muajve të verës kur edhe nisi fluksi më i madh i ardhjes së tyre drejt Kosovës.

Për t’u njoftuar lidhur me pritjet në pikat kufitare të Kosovës, në hyrje dhe dalje të tyre mund të klikoni KËTU:

x