Detaje të reja nga aksioni “Gropa”: Të arrestuar 14 persona, kapen 80 kg kaptagon për herë të parë në Kosovë

23.05.2022 20:46

Detaje të reja nga aksioni “Gropa”: Të arrestuar 14 persona, kapen 80 kg kaptagon për herë të parë në Kosovë

Përgjatë aksionit “Gropa”, Policia e Kosovës ka konfiskuar 80 kilogramë të drogës së llojit kaptagon në vlerë prej një milion eurosh, si dhe ka arrestuar 14 të dyshuar lidhur me rastin. Gjashtë nga ta, shtetas turq.

Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën për media të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, nga ana e kryeprokurorit Shukri Jashari.

“Përgjatë bastisjes janë sekuestruar 76.5 kilogramë të llojit narkotik kaptagon. Ky është lloji i parë i këtij narkotiku që sekuestrohet në Republikën e Kosovës. Dyshohet edhe për një sasi tjetër, për të cilën njësia është në hetim dhe shpresoj që së shpejti do të sekuestrohet edhe ajo. Sipas informacioneve, e njëjta gjendet në rajonin e Ferizajt”, ka deklaruar Jashari për media.

“Janë bastisur edhe dy laboratorë ku dyshohet se është përpunuar për shkak se si lëndë e ardhë ka ardhë nga Turqia, e më pastaj është shpërndarë në dy lokacione; në fshatin Siroj dhe Varosh kanë qenë dy laboratorë me pajisjet më të sofistikuara për përpunimin e këtij narkotiku”, njoftoi më tej ai.

Ai bëri të ditur se nesër Prokuroria do ta paraqes kërkesën për caktimin e paraburgimit, meqë të njëjtit janë ndaluar për 48-orë.

x