Diell dhe vranësia, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

30.03.2021 16:28

Diell dhe vranësia, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius derisa ato maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHK’së.

x