Dobruna: Me subvencionimin e tarifave, qeveria nuk po e promovon kursimin e energjisë elektrike

18.01.2022 23:23

Dobruna: Me subvencionimin e tarifave, qeveria nuk po e promovon kursimin e energjisë elektrike

Ish-drejtoresha e KUK-ut, Pranver Dobruna ka thënë së Qeveria e Kosovës nuk promovon kursimin me subvencionin e tarifave, por me investime në projekte të Energjisë që sigurojnë furnizim të pandërprerë, shkruan Portali.info.

“Opsionet që i ka afru rregullatori janë të ndryshme dhe mendoj që opsioni për subvencionimin e Qeverisë nuk është më i miri, me subvencionimin e tarifave nuk promovohet kursimi, promovohet vetëm vazhdimi i shfrytëzimit të Energjisë Elektrike në mënyrën si është shfrytzu”

“Në vend të subvencionimit të tarifave unë besoj që Qeveria duhet të mendoj jo në subvencionimin, pra në investimin në sektorin e Energjisë që do të kishin siguru një furnizim të pandërprerë, sepse në këtë rasi i subvencionin atë pjesën mbi 600 orë për qytetarët që nuk munden me mbulu me prodhimet tona por me import, d.m.th po e subvencionon importin, dhe në vend se me subvencionu importin duhet me investu ne projektet e Energjisë që sigurojnë furnizim të pandërprerë”, tha Dobruna në Politiko, në Kanal10./PORTALI.info/

x