Dorëzohet Kurti, kthen Asociacionin e Komunave në Komitetin kundër COVID-19

31.08.2021 19:12

Dorëzohet Kurti, kthen Asociacionin e Komunave në Komitetin kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës e ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-COVID si përfaqësues të pushtetit lokal në vend.

 
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga vet AKK, të cilët sot vendosën të bojkotojnë takimin e thirrur nga kryeministri,.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe sot Qeveria e Kosovës ka thirrë në njē takim Kryetarët e Komunave të Kosovës për t’u koordinuar lidhur me angazhimet e përbashkëta në betejën kundër pandemisë Covid19.

“Poashtu dje Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-Covid19 që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë Covid19”, thuhet në komunikatë.

“Si shkas nga kjo mospërfshirje të AKK-së në këtë Komitet si përfaqësuese e pushtetit lokal në Kosovë, Bordi i AKK-së ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të Qeverisë”, thuhet tutje aty.

Sipas njoftimit të Qeverisë sot pasdite, Asociacioni i Komunave të Kosovës nga nesër do të jetë i përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.

Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdoj të jap kontributin e vetë si deri më tani që nga marsi i vitit 2020 në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie.

x