“Dortmundi po më bën presion”, Zorc i përgjigjet Haaland: Më ka befasuar!

19.01.2022 17:05

“Dortmundi po më bën presion”, Zorc i përgjigjet Haaland: Më ka befasuar!

Erling Haaland është kthyer në çështje te skuadra e Dortmundit. Sulmuesi norvegjez ka marrë oferta tunduese nga klube të mëdha dhe në verë do të largohet me shumë mundësi nga “Signal Iduna Park”.

“Dortmund po më bën presion për të marrë një vendim në lidhje me sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë se, me shumë mundësi, më duhet të vendos se çfarë do të bëj”, deklaroi Haaland disa ditë më parë.

Fjalët e 21-vjeçarit nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e klubit verdhezi. Drejtori sportiv, në një prononcim për Kicker, Michael Zorc ka reaguar në lidhje me deklaratën e goleadorit viking.

“Fjalët e Erling na kanë befasuar, pasi nuk i kemi vendosur afate për të ardhmen e tij. Nuk kemi biseduar fare me të në lidhje me këtë temë. Natyrisht që duam të flasim në një moment me të, sigurisht që do e bëjmë”, deklaroi Zorc.

Haaland ka kontratë me Dortmund deri në verën e vitit 2024. Gjatë verës, ai mund të largohet nga verdhezinjtë vetëm për shifrën e 75 milionë eurove.

x