Dortmundi shkatërron Freiburgun, por kreun e Bundesligës e mban Frankfurti (VIDEO)

03.10.2020 17:42

Dortmundi shkatërron Freiburgun, por kreun e Bundesligës e mban Frankfurti (VIDEO)

Borussia Dortmund merr 3 pikët e dyta në këtë sezon në Bundesligë. Verdhezinjtë kanë harruar humbjen ndaj Augsburg-ut, teksa pasditen e sotme shkatërruan 4-0 Freiburgun e Abrashit, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Ishte një sfidë e thjeshtë për nënkampionët e Gjermanisë që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 31-të me një goditje të fortë të Haaland nga një pozicion i prirët.

Në fillimin e pjesës së dytë Emre Can dyfishoi shifrat me një goditje me kokë. Në të 65-tën një gabim i Freiburg-ut u shfrytëzua më së miri nga Haaland që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin sezonal. Në minutën e tretë shtesë kishte kohë edhe për një tjetër gol të shënuar nga Passlack. Fiton edhe Frankfurti që mundi 2-1 Hoffenheim, duke marrë kreun e Bundesligës me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.

x