Dragidella: Nuk kam mundur t'iu them 'jo' qytetarëve të Klinës

28.09.2021 20:44

Dragidella: Nuk kam mundur t'iu them 'jo' qytetarëve të Klinës

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetra të Klinës, Lulzim Dragidella, ka thënë se i hyn garës për kryetar pas qeveritë e kaluara nuk kanë mundur të plotësojnë nevojat bazike për qytetarët.

“Klina meriton më shumë, motivi im është se gjendja e tanishme të përmirësohet, d.n.th që njëzet vite pas lufte nuk kanë arrit partitë që kanë qenë në pushtet ti plotësojnë nevojat bazike për qytetarët , siç është uji, arsimi, ruajtja e ambientit, kështu që këto kanë qenë motivet e mia kryesore, dhe kërkesa e qytetarëve që unë të vijë, dhe të angazhohem këtu”, tha Dragidella

Tutje Dragidella ka thënë se ka lënë karrierën akademike, për ti shërbyer qytetarëve të Klinës.

“Unë e kisha një karrierë timen akademike shumë të mirë, por nevoja e qytetarëve, dhe unë si qytetarë i Klinës nuk kam mund ti them jo , dhe bashkërisht me ta ne do të përmirësojmë këtë situatë, sepse dita-ditës po na zbrazet qyteti, po na zbrazet Kosova, dhe unë po dua të jap një kontribut modest në këtë drejtim”, pohoi Dragidella Në Prime Time, në Kanal10.

x