Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani infektohet për herë të dytë me coronavirus, ka një apel për qytetarët

26.01.2022 14:09

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani infektohet për herë të dytë me coronavirus, ka një apel për qytetarët

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, është infektuar për herë të dytë me coronavirus.

Njoftimin për infektimin e sërishëm me COVID-19, Ramadani e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ramadani ka bërë apel tek qytetarët që të kujdesen dhe të vaksinohen kundër coronavirusit.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Të dashur qytetarë!

Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili. Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! Vaksinohuni!”, ka shkruar Ramadani.

Drejtori i IKShPK për herë të parë ishte infektuar me COVID-19 në mars të vitit 2021. 

x