Drenica zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i Drenicës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
‘Kuqezinjtë’ kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devollin.
Ai nesër do të prezantohen në ambientet e klubit nga Skenderaj dhe me pas do të marr drejtimin e skuadrës për arritjen e objektivave.
Devolli më parë ka drejtuar skuadrën e KEK-ut nga Obiliqi, ndërsa në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat si Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.
42 vjeçari e ka zëvendësuar Fadil Ramën, i cili pas humbjes së djeshme nga Drita dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të rezultateve jo të mirë në këtë fillim sezoni në Superligë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të Drenicës për trajnerin e ri, Bledar Devolli.