Dua Lipa me fotografi tërheqëse në promovimin e koleksionit të ri të ‘Puma’

16.08.2021 11:35

Dua Lipa me fotografi tërheqëse në promovimin e koleksionit të ri të ‘Puma’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në nëntor të vitit 2020 u bë ambasadore e brendit të njohur, “Puma”.

Ajo tashmë është tejet e angazhuar në promovimin e koleksionit të ri dhe një të tillë e ka bërë së fundmi.

Këngëtarja ka pozuar me një palë atlete të reja të kësaj marke, gjersa ka arritur të marrë vëmendje më pozën e realizuar para pasqyrës.

25 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme e veshur tërësisht në të zeza, gjersa ka vënë në fokus atletet e zeza të kombinuar me ngjyrë të bardhë.

Dukjen e kompletoi me flokë të kapura e me një grim më të rëndë, që e bën të duket edhe më tërheqëse.

“Më të fundit nga Puma. Mayu të reja”, ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe fotografin Mario Sorrenti që e ka realizuar fotografinë.

Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram. 

Dua në anën tjetër është mjaft aktive edhe në muzikë, e cila vetëm pak ditë më parë solli bashkëpunimin e ri “Cold Heart” me Elton John.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

x