Dy aktoret nga Kosova bëhen pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”

16.04.2021 17:37

Dy aktoret nga Kosova bëhen pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”

Dy kosovare u bënë pjesë e serialit që do të shfaqet në HBO.

 
Emra të rinj nga Kosova vazhdojnë të korrin suksese në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Së fundi, aktoret May-Linda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj u bënë pjesv e serialit “Welcome to Utmark”, i cili shfaqet premierë në HBO.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori për kulturë, rini e sport në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.

Ai theksoi se seriali do të dalë premierë në HBO këtë të diel, ndërsa është me skenar të Kim Fupz Aakeson.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I BERISHËS, PA NDËRHYRJE:

“Nje tjeter lajm i mire.
Aktoret May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj ne serial nderkombetar, premiera ne HBO.
Maylinda dhe Rozafa e kane deshmu veten si aktore ne filmat vendor, por te qenit pjese e nje seriali nderkombetar, premiera e secilit do te jete kete te diele ne HBO, eshte nje lajm i
mrekullueshem per te gjithe ne.
Shoqet tona i pergezoj per kete arritje dhe ju uroj nje rrugetim te gjate dhe te suksesshem edhe jashte Kosoves.
Prishtina eshte krenare me ju dhe ju jemi mirenjohes gjithmone.
Seria ‘Welcome to Utmark’ ne te cilin luajne dy aktoret tona, eshte shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson dhe eshte nje seri tete pjeseshe”.

x