Dy bomba shpërthyen në oborrin e një hoteli në Prishtinë, çfarë dihet deri më tani?

11.04.2021 08:18

Dy bomba shpërthyen në oborrin e një hoteli në Prishtinë, çfarë dihet deri më tani?

Dje në mbrëmje rreth orës 22:00 është raportuar për shpërthimin e dy granatave në rrugën ‘Asllan Pireva’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Zëdhënisja e Policisë, Flora Ahmeti në një prononcim për Portali.info ka thënë se sonte rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

''Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale'', ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore./PORTALI.info/

x