Dzeko: Juventusi dikur ishte i paarritshëm, tani kanë ndryshuar!

01.09.2021 17:17

Dzeko: Juventusi dikur ishte i paarritshëm, tani kanë ndryshuar!

Duke folur nga grumbullimi me kombëtaren boshnjake, Edin Dzeko ka folur për transferimin tek Interi gjatë verës si dhe për skuadrat që sipas tij pritet që të jenë favorite për titullin.

“E vështirë për të bërë parashikime tani, Interi po mbron titullin dhe do të jetë e vështirë. Juventusi ka qenë i paprekshëm për vite, por tani gjërat kanë ndryshuar pak.

Interi ka treguar se është në rrugën e duhur për të trashëguar fronin në Serie A, por do të jetë shumë e vështirë veçanërisht sepse ka disa skuadra që kanë ambicie të mëdha. Sezoni i kaluar tregoi se edhe një ndeshje mund të jetë një pikë kthese dhe shpresojmë që në fund të fitojmë titullin”, deklaroi Dzeko.

x