Dzeko refuzon rikthimin në Premierligë te skuadra angleze

26.01.2021 09:15

Dzeko refuzon rikthimin në Premierligë te skuadra angleze

Agjenti i Edin Dzekos ishte në Trigoria me sulmuesin e Romës që dëshiron largimin në janar, por refuzoi kalimin te West Hami.

Situata mes kapitenit të Romës dhe trajnerit Paulo Fonseca nuk është e mirë, derisa boshnjaku nuk është përfshirë në listën e lojtarëve kundër Spezias në vikend.

Dzeko u stërvit i vetëm ndaras nga grupi dhe thuhet se West Hami ka bërë një ofertë për ish sulmuesin e Manchester Cityt.

Sulmuesi refuzoi këtë ofertë, por insiston se dëshiron largimin gjatë këtij afati veror.

Thuhet se marrëveshja mes lojtarit dhe Fonsecas nuk mund të rregullohet dhe nuk ka asnjë mënyrë që gjërat të rikthehen si më parë./

 

 

x