E dashura e lojtarit të Man City: Eliminimi nga Liga e Kampionëve, komplet faji i Guardiolas

23.08.2020 19:56

E dashura e lojtarit të Man City: Eliminimi nga Liga e Kampionëve, komplet faji i Guardiolas

Manchester City nuk arriti dot të shkonte në gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve pasi u eliminua nga Lyoni me rezultatin 3-1.

Menjëherë pas asaj humbjeje, të shumtat ishin kritikat për Pep Guardiolën.

Së fundmi ajo që ka dalë kundër trajnerit spanjoll ka qenë e dashura e Zinchenkos. Në kanalin e saj në “Youtube”, Vlada Sedan ka akuzuar Guardiolën për eliminimin në Champions.

“Ju e patë çfarë ndodhi. Nuk jam futbolliste, trajnere apo analiste. Ndoshta nuk kam të drejtë ta them këtë. Ndoshta Zinchenko do më falë për këtë, por është komplet faji i Guardiolës për atë eliminim. Në një situatë të tillë, pse luan me tre qendërmbrojtësa?”

”Mjafton të shikosh çfarë lojtarësh ka Mançester Siti në stol. Nuk kam fjalë”, përfundon e dashura e ukrainasit.

x