E papritur, Bora Zemani sonte do të futet në “Big Brother Vip”

22.10.2021 20:09

E papritur, Bora Zemani sonte do të futet në “Big Brother Vip”

Një kthesë e pa pritur pritet të ndodhë sonte në “Big Brother Vip”. Moderatorja, Bora Zemani do t’i bashkohet shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Sonte nga ora 21:00 do të fillojë spektakli “Big Brother Vip” ku në mesin e 4 banorëve të nominuar do të largohet njëri prej tyre.

Krahas kësaj, në promon e këtij emisioni të publikuar në të gjitha rrjetet sociale u bë e ditur se dikush i ri do të bëhet pjesë e shtëpisë dhe emri i cili u përmend është Bora Zemani.Moderatorja Bora Zemani është rikthyer në qendër të vëmendjes qysh kur ish-i dashuri i saj, Donald Veshaj, u bë pjesë e kësaj shtëpie.

Në natën e katërt të spektaklit të “Big Brother VIP” është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa sonte pritet të largohet edhe një banorë tjetër dhe të hyjnë të rinjtë.

x