E rrahin keq një grua nga Fushë Kosova, shkak mosmarrëveshjet në rrjete sociale

11.04.2021 09:37

E rrahin keq një grua nga Fushë Kosova, shkak mosmarrëveshjet në rrjete sociale

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një grua, pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale. Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushë-Kosovë, ku janë arrestuar një grua dhe një burrë për shkak të sulmit fizik ndaj një gruaje tjetër.

Deri te sulmi fizik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Fushë Kosovë 10.04.2021-15:14. Janë arrestuar dy të dyshuar: një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në rrjetin social kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, ka njoftuar policia.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdes

x