Edhe sot pritje deri në dy orë në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

19.08.2021 09:14

Edhe sot pritje deri në dy orë në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Muaji korrik dhe gusht janë muajt më të ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Mijëra bashkëatdhetarë ia mësyjnë Kosovës gjatë sezonit veror, për t’i kaluar pushimet bashkë familjarëve të tyre, shkruan lajmi.net.

E kjo krijon tollovi nëpër pikat kufitare.

Ata detyrohen të presin edhe me nga pesë apo gjashtë orë në fillim dhe mbarim të pushimit.

Ditëve të fundit pritjet aty kanë shënuar ulje, ata tashmë nuk i’u duhet të presin më shumë se dy orë, pasi pothuajse të gjithë janë kthyer në vendet e tyre të perëndimit.

Pritje deri në dy orë ka sot te Dheu i Bardhë me kolonë prej 1200 metra, ndërsa në Merdarë pritjet janë nga 90 deri në 100 minuta me kolonë 700 deri në 800.

Ndërkohë pikat e tjera kufitare janë shumë më shpejtë të kalueshme, me vetëm pak minuta kohë.

x