Edita Tahiri kthehet në kohë, rrëfen për pjesëmarrjen në Asamblenë e NATOS më 1998

22.10.2021 22:01

Edita Tahiri kthehet në kohë, rrëfen për pjesëmarrjen në Asamblenë e NATOS më 1998

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, është kthyer në kohë duke sjellë fotografi nga pjesëmarrja e saj nga Asamblenë Parlamentare të NATO-s në maj të 1998-ës.

Tahiri në Facebook ka shkruajtur se kjo ishte diplomaci e viteve të okupimit, kur kishte mbajtur fjalim për politikë dhe siguri rreth gjendjes tragjike në Kosovë.

Atë kohë, Tahiri thotë se kërkesë e saj ishte përkrahja për liri e pavarësi në Kosovë.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Kujtime nga diplomacia e viteve te okupimit – Ne Asamblene Parlamentare te NATO-s ne maj 1998 ne Barcelone, Spanje. Mbajta fjalim ne Komitetin per politike dhe siguri rreth gjendjes tragjike ne Kosove, duke kerkuar perkrahje per lirine dhe pavaresine. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Havier Solana beri hapjen zyrtare te punimeve te ketij sesioni.

x