Elezaj: Kemi filluar projekte të mëdha në Klinë, dua ti përfundoj ato

28.09.2021 20:07

Elezaj: Kemi filluar projekte të mëdha në Klinë, dua ti përfundoj ato

Kryetari aktual i Klinës, dhe kandidati i AAK-së për zgjedhjet ne 17 tetorit në këtë komunë, Zenun Elezaj, ka thënë se motivi kryesore pse ai hyn në mandatin e dytë për kryetar janë sukseset e arritura në mandatin aktual, si dhe projektet e lëna në gjysmë nga ky mandat.

“Pas një qeverisje katër vjeçare, dhe sukseseve të shumta që kemi arritur, kuptohet gjithmonë duke qenë afër qytetarit, dhe duke i dëgjuaar hallet, dhe problemet e tyre, dhe duke i zgjidh kërkesat e qytetarëve me një transparencë, dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve. Të gjitha këto janë plotësuar me kërkesë të qytetarëve, por që në mandatin që jemi drejt fundit kemi filluar projekte të mëdha të cila projekte nuk kemi arrit që ti përfundojmë gjatë mandatit aktual, dhe mendojmë që janë jetike për qytetarët", tha Elezaj

Tutje Elezaj tha se ai është alternativa e vetme për  ti arritur këto suksese.

“Besojë që unë do të jem alternativa e vetme për ti zgjidh dhe përfunduar këto projekte me sukses, sepse kam një menaxhim timin profesional, dhe gjithë ekspertiza ime për me mujt mi shërbyer qytetarëve”, përfundoi Elezaj./PORTALI.info/

x