Elon Musk thotë se po teston Starlinkun në aeroplanin e tij privat

24.05.2022 18:43

Elon Musk thotë se po teston Starlinkun në aeroplanin e tij privat

Elon Musk tha të hënën se po testonte internetin satelitor Starlink të SpaceX në avionin e tij privat.

“Po testoj Starlinkun në aeroplan. Nevojitet pak lustrim, por po funksionon mjaft mirë”, shkroi Musk në Twitter. Ai gjithashtu ka shkruar në Twitter se po punon duke udhëtuar me avion.

Starlink, një degë e SpaceX, ka filluar të lansojë shërbimin e saj të internetit satelitor në avionë.

Kompania nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me një linjë ajrore të madhe në prill, kështu pasagjerët e Hawaiian Airlines do të kenë WiFi falas gjatë fluturimit.

Shërbimi rajonal i avionëve gjysmë privat JSX tha se kishte nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me Starlink për flotën e saj.

Starlink, që ka më shumë se 2,300 satelitë që gjenden në orbitën e ulët të Tokës, është i disponueshëm në 32 vende në mbarë botën, pati thënë SpaceX në mesin e majit. 

x