Ema Uka vazhdon të sjell poza provokuese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale

31.03.2021 21:37

Ema Uka vazhdon të sjell poza provokuese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale

Aktorja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në ShBA, Ema Uka, po tregohet më aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka sjell disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në Instagram, ku është shfaqur me një paraqitje më të ekspozuar dhe provokuese në imazhet e fundit.

Teksa ditë më parë, solli disa fotografi me bikini, Uka së fundmi pozoi e veshur me të brendshme, ndërsa mbante edhe një setër të zezë.

Ajo provokoi pak me dekoltenë e hapur te pjesa e gjoksit, teksa e tërë veshja e ekspozuar, mundësoi që të vihen në pah linjat e saj atraktive trupore.

“Duke punuar me më të mirin, Fadil Berisha dhe Calvin Klein”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive, duke bërë të ditur kështu se ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur shqiptar që jeton në ShBA.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar për bukuroshen nga Prishtina, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

x