Emina Çunmulaj ngre një alarm për vijën bregdetare të Ulqinit

18.06.2021 16:21

Emina Çunmulaj ngre një alarm për vijën bregdetare të Ulqinit

Emina ka ngritur një shqetësim.

 
Sikurse çdo vit, edhe këtë herë, modelja Emina Çunmulaj bashkë me familje vizitoi vendlindjen për pushime.

Ajo bashkë me familje vizitoi bregdetin e Malit të Zi me jahtin e tyre, teksa vizitoi disa prej plazheve të atij vendi.

Emina kishte në plan të bënte një ndalesë në Ulqin, por atje hasi në një problem, i cili e shqetësoi shumë atë.

Kapitenit të Jahtit nuk iu lejua të drejtonte atë në Ulqin, por i njëjti rregull nuk vlen edhe për qytetet tjera bregdetare të banuara me malazezë.

x