Erion Veliaj e falënderon Uran Ismailin për mikpritje: Ma hapi derën dhe zemrën

01.09.2021 20:52

Erion Veliaj e falënderon Uran Ismailin për mikpritje: Ma hapi derën dhe zemrën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në faqen e tij në Facebook videon nga vizita dhe e bujtmja e tij në shtëpin e kandidatit për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Këtë video kryetari i Tiranës e ka shoqëruar edhe me një falënderim të veçantë për Ismailin.

E kena mikpritjen e shenjtë e të pakufishme!  Kur dikush të hap derën, të ka hap edhe zemrën dhe një copëz të jetës së tij, ndaj me shumë dashni e pranova ftesën e Uranit për me qen mysafir në shtëpinë e tij!”, ka shkruar Veliaj.

Në këtë video, e cila ishte e fundit nga fushata e Uran Ismailit me të bujtura, u diskutua për Prishtinën e gjelbër, digjitale dhe si destinacion.

x