Është fejuar Britney Spears

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, trajnerin Sam Asghari.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Nuk mund të besoj”, ka qenë përshkrimi i videos në të cilën shfaq një unazë diamanti të gdhendur me fjalën ‘luaneshë’.
View this post on Instagram
Në video, biondja shikon partnerin e saj e përqafon në faqe dhe i përgjigjet ‘po’ kur e pyet nëse asaj i pëlqen.
Asghari, një aktor dhe trajner personal, postoi foton e tij të Spears duke treguar unazën para kamerës.
Lajmi vjen disa ditë pasi babai i saj, Jamie, paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund konservatorit që ka kontrolluar jetën dhe paratë e këngëtares për 13 vjet.
Menaxheri i Sam, Brandon Cohen, konfirmoi se dyshja u fejuan. “Çifti zyrtarizuan sot lidhjen e tyre të gjatë dhe janë të prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre”, tha Cohen për Reuters.
Çifti u takuan në xhirimet e videoklipit “Slumber Party” në 2016.
Këngëtarja i tha një gjykate në qershor se donte të martohej me Asghari dhe të kishte një fëmijë me të gjatë një lutjeje të pasionuar për t’i dhënë fund kujdestarisë.
Ligjërisht, Spears mund të martohet, por kujdestaria duhet ta miratojë atë si me vendimet e tjera të mëdha të jetës.
Spears ishte martuar më parë me Kevin Federline, me të cilin ndan kujdestarinë e dy djemve, të moshës 14 dhe 15 vjeç.