“Është rep-artistja ime e preferuar”, Fero shfaqet duke e kënduar këngën e Melinda Ademit

31.08.2020 13:28

“Është rep-artistja ime e preferuar”, Fero shfaqet duke e kënduar këngën e Melinda Ademit

Fero ka folur hapur për Melindën.

Reperi i njohur shqiptar, Fero, di si ta marrë vëmendjen.

Ai është paraqitur edhe njëherë në rrjete sociale dhe sigurisht se ajo çfarë ka thënë ka ngjallur interesimin e mediave dhe publikut.

Fero është shfaqur duke e kënduar këngën e Melinda Ademit, saktësisht në paraqitjen e tij të fundit dëgjohen tinguj të këngës “Palo” të saj.

Pranë postimit reperi ka treguar se Melinda vazhdon të mbetet artistja e tij e preferuar.

“Ajo është ende rep-artistja ime e preferuar”, ka shkruar Fero pranë postimit në Instastory.

x