Everton pëson humbjen e parë në Premier League, befasohet nga Southampton (VIDEO)

25.10.2020 18:41

Everton pëson humbjen e parë në Premier League, befasohet nga Southampton (VIDEO)

Everton ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon pas shtatë fitoreve dhe një barazimi të marrë në ndeshjet e luajtura në kampionat dhe Kupën e Ligës. Skuadra e Ancelotti-t pësoi një disfatë 2-0 në shtëpinë e Southampton teksa ndan kreun me Liverpoolin.

Sfida do të vendosej që në 45 minutat e para, teksa do të shënonte Ëard-Prose në minutën e 27-të dhe Adams në të 35-ën, në të dyja rastet falë asistove të Danny Ings.

Southampton është ngjitur në vendin e pestë të renditjes, ndërkohë që Everton mbetet në vendin e parë me 13 pikë.

x