Familja e 28 vjeçares nga Vushtrria që vdiq nga COVID-19: Ju lutemi vaksinohuni!

06.09.2021 18:32

Familja e 28 vjeçares nga Vushtrria që vdiq nga COVID-19: Ju lutemi vaksinohuni!

Familja Selaci nga Vushtrria, që humbën bijën e tyre 28 vjeçare nga COVID-19, Libertën, kanë falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mek Selaci në emër të kësaj familje ka thënë se falë besimit në Zot dhe përkrahjen e qytetarëve, po e kalojnë më lehtë këtë humbje.

Selaci njofton se pjesa tjetër e familjes janë mirë me shëndet.

Kjo familje ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen duke ruajtur shëndetin e tyre dhe atyre që i rrethojnë.

“Vdekja e saj le të shërbej për gjithë neve si mesazh vetëdijesimi për respektimin e masave mbrojtëse nga ky virus. Ju lutemi, kujdesuni për veten tuaj dhe për gjithë ata që ju rrethojnë. Ajo çfarë kemi parë e përjetuar në këto javë, është vetë tmerri. Ju lutem, ju lutem deri në qiell, mos e neglizhoni këtë gjendje, mos e nënçmoni këtë pandemi. Vaksinohuni!”, thuhet në postimin e tyre.

Ndryshe, Liberta Selaci ndërroi jetë më 4 shtator pas infektimit me COVD-19. E ndjera punonte si grimere në Vushtrri.

x