Familjarët i marrin me vetura mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci

27.07.2021 23:24

Familjarët i marrin me vetura mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci

Kanë arritur tashmë në Kosovë mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci.

Familjarët të cilët po i prisnin në Aeroport kanë hyrë në brendësi për t’i marrë të afërmit e tyre.

Në këtë formë, ata i janë shmangur kontaktit me mediat.

Në Aeroport kanë dalë edhe krerët e shtetit të cilët kanë paralajmëruar një konferencë për media, mirëpo që e njëjta deri tani nuk është mbajtur.

x