Familjarët japin versionin e tyre se si ndodhi vrasja në Prizren

16.12.2020 11:52

Familjarët japin versionin e tyre se si ndodhi vrasja në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren. Policia ka gjetur dy trupa të pajetë dhe një armë zjarri në një shtëpi në lagjen “Edit Durham”. Babë e bijë u gjetën të vdekur, derisa Prokuroria Themelore ka deklaruar se arma e gjetur në vendin e ngjarjes, dyshohet se është arma zyrtare e policisë dhe se rasti ka ndodhur në prezencë të familjarëve, shkruan Gazeta Express

Ekipi i Gazetës Express po qëndron në familjen Mazreku në Prizren, nga ku sjell versionin e tyre për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë.

Sipas familjarëve, krejt ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Siç pretendojnë ata, zyrtari policor, S.M. në momentin tragjik ishte duke e pastruar armën e tij, dhe një plumb i shkrepur nga arma ka goditur vajzën e tij të madhe, e cila mbeti e vdekur.

x