Fansi e pyet nëse ajo pranon të jetë me të një natë për një milion dollarë, si reagoi Enca

19.06.2021 11:04

Fansi e pyet nëse ajo pranon të jetë me të një natë për një milion dollarë, si reagoi Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka vendosur që t’ju japë ndjekësve të saj mundësinë që t’i parashtronin nga një pyetje në InstaStory, së cilës më pas ajo do t’i përgjigjej.

Dhe një prej ndjekësve duket ta ketë ngacmuar këngëtaren, duke i shkruar nëse do të pranonte të kalonte një natë me të në këmbim të një milion dollarëve.

E kësaj pyetje edhe vet këngëtarja ka vendosur që t’i përgjigjet me ironi, duke shkruar thjeshtë “euro” në përgjigjen e saj, me çka bënte me dije se vlera e saj është shumë e madhe nga sa dikush mund të ofrojë.

Enca përndryshe ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re me klip për fansat e saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca)

Pjesë e videos muzikore do të jetë edhe modeli Beart Rexhepi, ndërsa është përfolur se do të jetë një klip me skena ‘të nxehta’. 

x