Faton Peci: Është befasuese që Arben Vitia është në balotazh

23.10.2021 00:00

Faton Peci: Është befasuese që Arben Vitia është në balotazh

Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo, ka thënë se nuk ka pritur që Prishtina të shkojë në balotazh, dhe se ka qenë i bindur se Arben Vitia do të fitonte pa balotazh.

"Mendoj se profilet e kandidatëve për kryetarë të komunave ndikojnë në masë të madhe në zgjedhjet lokale, ata përcaktojnë edhe rezultatet në secilën komunë"

"Unë kisha bindje të plotë që kandidati i VV-së Arben Vitia do të fitonte pa balotazh, për mua ishte befasuese që ai mbeti në balotazh, por thjesht angazhimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë ka ndikuar edhe në rezultate, nuk kishte kohën e mjaftueshme"

Tutje, Peci ka thënë se është i mahnitur edhe me rezultatin në komunën e Mitrovicës

"Balotazhi është për tu mahnitur edhe në Komunën e Mitrovicës ku Bahtiri humbi zgjedhjet edhe pas 2 mandateve por që kandidati i tij i ri e kishte të merituar vendin", tha Peci, në Politiko./PORTALI.info/

x