Ferizajasi i dehur i bën telashe policisë, në rrugë i ofendon e në stacion ua prish tavolinën e karrigen

18.09.2021 09:30

Ferizajasi i dehur i bën telashe policisë, në rrugë i ofendon e në stacion ua prish tavolinën e karrigen

Policisë dje në Ferizaj i doli mjaftë punë me një qytetar të dehur.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, një person është është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë.

I dyshuari gjatë intervistimit ka arritur që në zyrën e intervistimit të dëmtojë një tavolinë dhe një karrige.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

x