Fero kthehet sërish në “On Records”

Fero është njëri ndër reperët më të përfolur shqiptar.
Ai në fillimet e tij ishte pjesë e kompanisë muzikore “On Records”.
E në gusht të vitit 2019, ai u largua nga kompania e “On Records”.
Reperi dhe menaxheri Mehmet Elshani u ndanë në mënyrë paqësore dhe Fero vazhdoi karrierën si solo artist.
Por duket se aty nuk ishte fundi i këtij bashkëpunimi.
Reperi ka bërë të ditur se është rikthyer sërish në vendin ku bëri bujë të madhe si një artist i ri i estradës.
Edhe menaxheri i “On Records” e ka bërë të ditur këtë ku përmes një postimi, i ka uruar mirëseardhje Feros.
Disa nga hitet e Feros janë: “Gang Gang”, “A pe din qysh”, “Fol edhe 1 her”.