Fifi sulmohet me komente pas humbjes së peshës

09.10.2020 13:29

Fifi sulmohet me komente pas humbjes së peshës

Këngëtarja e njohur me emrin skenik Fifi, së fundmi ka bërë bujë me ndryshimin drastik në pamje.

Fifi një ndër këngëtaret më të përfolura e të dashura shqiptare, muajt e fundit kishte treguar se ka arritur të humb peshë në mënyrë natyrale, shkruan lajmi.net.

Ajo publikon imazhe të ndryshme, në të cilat mund të shihet edhe duke u mburrur me paraqitjen e re.

Por disa nga ndjekësit e saj nuk e kan mirëpritur këtë gjë duke preferuar që Fifi të dukej ende si më parë.

Disa edhe e kanë akuzuar atë për gënjeshtra duke thënë se kilet e tepërta nuk ka mundësi të hiqen kaq shpejt.

x