Fillon takimi i Kurtit dhe Osmanit me Enver Hoxhajn e Uran Ismailin

15.03.2021 11:56

Fillon takimi i Kurtit dhe Osmanit me Enver Hoxhajn e Uran Ismailin

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetari i këtij subjekti politik, Uran Ismaili kanë nisur takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, raporton Express.

Në këtë takim do të flitet për zgjedhjen e presidentit të ri. LVV synon ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, por për këtë s’i ka votat e mjaftueshme. Që Osmani të zgjidhet presidente, nevojiten edhe votat e partive opozitare.

Osmani dhe Kurti i kanë ftuar përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimit, Osmani dhe Kurti do të takohen edhe me përfaqësuesit tjerë të partive politike. Sot me ta s’do të takohet kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje e mori drejtimin e partisë. 

x