Filmoi fshehurazi qenin e saj vëren në pamje se dera e dollapit lëviz nga një ‘forcë e padukshme’

31.10.2021 08:34

Filmoi fshehurazi qenin e saj vëren në pamje se dera e dollapit lëviz nga një ‘forcë e padukshme’

Një grua thotë se mbeti e trembur pasi filmoi fshehurazi qenin e saj që po shikonte gardërobën e veshjeve derisa hapej dhe mbyllej nga një ‘forcë e padukshme’.

Sipas medieve të huaja, në videon më të fundit të regjistruar dhe të shpërndarë në TikTok nga Jemma Lauren Fisher, shihet teksa qeni është i fiksuar nga gardëroba.

Derisa qeni shikon derën me pasqyrë, ajo hapet ngadalë dhe mbyllet, duke trembur kafshën shtëpiake.

Qeni më pas tërhiqet mbrapa derisa dera ‘dridhet’ dhe Lauren thotë se “ka frikë të flejë”, pasi shikoi pamjet. 

@jemmalaurenfisher

I’m freaking out  #ghost #spooky #hiddencamera #halloween #dog #dogsseemtoknow #newhouse

♬ Spooky and scary music - LEOPARD

x