Durmishi: Fituesin e tenderit për pagesën e 5 eurove e ka shpall Haradinaj, që po thërret protesta

15.07.2021 21:28

Durmishi: Fituesin e tenderit për pagesën e 5 eurove e ka shpall Haradinaj, që po thërret protesta

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi ka deklaruar se është gjendur para aktit të kryer, për taksën shtesë prej 4.90 e cila pritet të paguhet nga qytetarët e Kosovës, më rastin e regjistrimit të automjeteve.

Durmishi në Prime Time ka thënë po të ishte nga fillimi do të vepronte ndryshe, por se shpalljen e fituesit, e ka bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po thërret protesta, bashkë me Pal Lekajn. shkruan Portali.info.

 “Unë nuk jam i kënaqur me një proces të tillë, unë do ta bëja ndryshe, e kam nënshkruar sepse bartë pasoja ligjore nëse nuk e nënshkruaj, sepse e dëmtoj buxhetin e shtetit nëse nuk e nënshkruaj, përndryshe po të kisha pasur mundësi të bëja nga fillimi nuk do ta bëja në këtë mënyrë, por unë kam qenë para aktit të kryer në fund pas tre muaj në ministri të gjitha interpretimet e mundshme ka qenë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet, ose do të dëmtohet buxheti i shtetit për shkak se këtë rast do ta fitojë në gjykatë, kjo ka qenë arsyeja që e kam nënshkruar, në të kundërtën po të mund ta filloja si proces nga fillimi do ta bëja ndryshe jo kështu. Këtë e ka filluar Ramush Haradinaj i cili po thërret protesta për këtë çështje, ai e ka filluar bashkë më Pal Lekajn ata e kanë shpallë fituesin jo unë”, tha Durmishi në një lidhje direkte në Prime Time, në Kanal10.

x